Berisha i mllefosur me Qeverinë: As Çubrillovqi me plan s’ka largu më shumë njerëz prej Kosovës

Aktuale

Berisha i mllefosur me Qeverinë: As Çubrillovqi me plan s’ka largu më shumë njerëz prej Kosovës

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 09:51
Hisen Berisha

Hisen Berisha, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, në emisionin “Sante”, ka komentuar gjendjen aktuale në Kosovë që nga paslufta.

Ai duke folur për çështjet politike dhe pushtetin e tanishëm, akuzoi se ka fluks masiv të popullsisë të larguar nga Kosova duke folur me shifra siç tha ai të dokumentuara.

“560 mijë njerëz e kanë lëshuar Kosovën prej çlirimit deri sot, fluksi ma i madh është prej 2019 e këndej.

Çubrillovqi deri në periudhën e Millosheviqit i ka larguar nga Kosova me plan 520 mijë, pa asnjë plan ne në liri 560 mijë” u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat