Kastrati takon Musliun: Mirë se u ktheve, na presin punë të mëdha

Aktuale

Kastrati takon Musliun: Mirë se u ktheve, na presin punë të mëdha

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 15:26
Ardian Kastrati dhe Ganimete Musliu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati sot është takuar për të pirë kafe me deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliu të cilën e ka mirëpritur duke i thënë “e fortë si shkëmbi dhe gjithmonë e hareshme”.

Musliu u kthye më 27 mars në Kosovë pasi ishte jashtë vendit dhe i ishte nënshtruar me sukses një operacioni të ndërlikuar në zemër.

“Sot kafe me Ganen. E fortë si shkëmbi dhe natyrisht me ide të forta.

Si gjithmonë e hareshme! Mirë se u ktheve Gane. Na presin punë të mëdha”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat