Maqedonci: FSK-ja validon regjimentin e dytë të këmbësorisë këtë vit

Aktuale

Maqedonci: FSK-ja validon regjimentin e dytë të këmbësorisë këtë vit

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 00:09
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, thotë se për këtë vit parashihet që FSK-ja të arrijë validimin e regjimentit të dytë të këmbësorisë.

“Ministria e Mbrojtjes po vazhdon të mbështes zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin gjithëpërfshirës së tranzicionit, plan që është zhvilluar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatë tjerë. Ky vit parasheh që këtë vit të bëjmë një arritje, që është validimi i regjimentit të dytë të këmbësorisë”, tha ai.

“Vitin e kaluar në kuadër të ushtrimit Defender-Europe 2023, është planifikuar regjimenti i parë i këmbësorisë, ndërsa këtë vit planifikojmë të validojmë regjimentin e dytë të këmbësorisë për të qenë i aftë për të kryer detyrën kyçe të tij që është mbrojtja e territorit dhe sovranitetit të vendit”, shtoi Maqedonci.

“Në këtë aspekt Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës po bëjnë hapa të rëndësishëm në përgatitjen, normalisht gjithmonë me partnerët tanë në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbesin mbështetësi kryesor i zhvillimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovë”, tha gjithashtu ministri.

Ai tutje në Edicionin Special të Klan Kosovës, tha se janë duke vazhduar edhe me aktivitete të tjera, dhe gjitha këto ndërlidhen me arritjen e objektivave të parapara në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit.

“Nënkupton që  deri në fund të vitit 2025 të kemi përmbyllur fazën e dytë të tranzicionit, dhe me këtë të kemi të gatshëm tri regjimente të këmbësorisë, për të kryer detyrat e tyre në kuadër të misionit që kanë. Në këtë aspekt kemi pasur mbështetjen e vazhdueshme të kryeministrit dhe Qeverisë në veçanti me rritje buxhetore”, shtoi ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat