Gazetari i Deutche Welles nxjerr mesazhin e keq nga vizita e Ramës në Prishtinë, ja çka thotë për mospajtimet me Kurtin

Aktuale

Gazetari i Deutche Welles nxjerr mesazhin e keq nga vizita e Ramës në Prishtinë, ja çka thotë për mospajtimet me Kurtin

Nga: A.Zh Më: 11 qershor 2024 Në ora: 08:42
Edi Rama dhe Albin Kurti

Gazetari i Deutche Welles Bahri Cani, ka komentuar mos takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me homologun nga Tirana Edi Rama.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Kurti dhe Rama i kanë hedhur interesat personale para interesave të kombit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Rama ndonjëherë po e luan lojën «macja me miun» me Kosovën.

Reagimi i plotë i Canit:

Mesazhi i keq nga vizita e Ramës në Prishtinë!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, vendit më vëllazëror të mundshëm të Kosovës viziton Kosovën. E pritën goxha shumë politikanë, duke filluar nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu e të tjerë, por homologu i tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e priti prapë.

Justifikime ka shumë dhe mund te gjenden sa të doni, por mesazhi është i keq - Rama fajëson Kurtin dhe e sulmon përmes rrjeteve e fjalimeve nga largësia. Ndërsa nga kabineti i Kurtit thonë se Rama është i ftuar në manifestimet qendrore me 12 qershor. Nuk e di çfarë mendoni ju, por mua më duket se këta të dy i kanë vënë ndonjëherë mospajtimet personale para interesave të kombit… Rama tha se Kosova po luan një lloj loje "macja me miun", e mua po më duket se edhe ai është duke luajtur këtë lojë ndonjëherë.

Ja deklarata e plotë e Ramës në një takim të majtur mbrëmë për Presidentin Rugova:

“Sot, ne jemi në një proces ku thellohet gjithnjë e më shumë dhe në një formë gjithmonë e më shqetësuese, qasja ndaj politikës së jashtme, si politikë e brendshme dhe shfrytëzimi i platformave të komunikimit jashtë si tribuna për të marrë vota këtu. Kjo, patjetër që mund të ketë sukses elektoral, po kjo e lë Kosovën me gjithmonë e më pak besim nga ana e miqve dhe aleatëve të vet ndërkombëtar dhe në këndvështrimin tim, – meqë jemi sot për Ibrahim Rugovën, – nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë “macja me miun” në tryezë me Serbinë dhe me një ekip uniteti do t’i drejtohej Bashkimit Europian duke thënë “ne nuk duam të flasim më me Serbinë se nuk kemi më çfarë flasim, ne jemi këtu për të folur me Bashkimin Europian, për të përmbushur të gjitha detyrimet që kemi ne si Republikë e Kosovës në kontekstin e standardeve ndërkombëtare dhe të standardeve të Bashkimit Europian dhe për t’u afruar me ju“. Çfarë mendoni ju për raportet Rama-Kurti?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat