“I poshtër, edhe në det futet me shall” - Edi Ramës i publikohet intervista ku e shante Rugovën

Aktuale

“I poshtër, edhe në det futet me shall” - Edi Ramës i publikohet intervista ku e shante Rugovën

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 13:16
Lumir Abdixhiku dhe Edi Rama

Gazetari Çim Peka e ka publikuar një pjesë të një interviste të Edi Ramës nga viti 1994, në të cilën pretendohet se kryeministri aktual i Shqipërisë e quante Ibrahim Rugovën si “të poshtë” dhe “president kosovar të Sali Berishës”.

Sipas gazetarit të afërt me Partinë Demokratike në Shqipëri, Rama e lidhte ngushtë Rugovën me Berishën, ish-president i Shqipërisë.

“Edi Rama në vitin 1994: Rugova është Presidenti kosovar i Sali Berishes, është i poshter dhe në det futet me shall, etj….”, shkroi sot gazetari Peka.

Ai vazhdoi duke kritikuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, për ftesën që ia bëri Edi Ramës që të mbante fjalim në konferencën e parë dedikuar Ibrahim Rugovës, të cilës e organizoi LDK-ja. “Këtë kishte ftuar dje kryetari i LDK Abdixhiku të fliste për Ibrahim Rugovën!”, tha Peka.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat