Konjufca e Nikolla bëjnë homazhe në nderim të 1 mijë e 133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Aktuale

Konjufca e Nikolla bëjnë homazhe në nderim të 1 mijë e 133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 15:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla,  kanë bërë homazhe në nderim të 1133 fëmijëve të vrarë nga forcat pushtuese serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Pranë pllakës përkujtimore për fëmijët e vrarë, të vendosur në oborrin e Kuvendit, të dy kryetarët vendosën lule të freskëta, duke kujtuar gjithashtu se liria jonë erdhi me sakrificë e dhimbje të papërshkrueshme, me shumë jetë të pafajshme të ndërprera në mes,

ndër to edhe këta fëmijë që nuk u kursyen nga aparati kriminal i shtetit serb”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Derisa, Konjufca shtoi se sot ndanë triumfin e lirisë, por edhe dhimbjen, duke iu përkulur së bashku veprës sublime të të rënëve, me zotimin për drejtësi ndaj tyre, e me përkushtim

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat