“Q** nanën”: Fyerja e ushtarëve të Kosovës, RTK-ja deklarohet pas skandalit në transmetim live

Aktuale

“Q** nanën”: Fyerja e ushtarëve të Kosovës, RTK-ja deklarohet pas skandalit në transmetim live

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 17:03
FSK

Në transmetimin direkt të televizionit publik gjatë parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për Ditën e Çlirimit u dëgjua një person duke sharë ushtarët.

“A ka kalu garda, se kom pa hiç, me qen e me asi. Ah, më kanë çmend, shumë dobët janë kanë q** nanën në p***”, dëgjohet duke thënë personi në fjalë prapa kamerës.

Për këtë lëshim, ka reaguar menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës që tha se audio gjatë transmetimit të ceremonisë së parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është marrë i miksuar prej organizatorëve.

“Shprehim keqardhje për gjuhën e papërshtatshme të dëgjuar gjatë transmetimit live, por audio nuk ka qenë përgjegjësi e transmetuesit publik, por kompanisë së kontraktuar, ndërsa gjate transmetimeve direkte ndërhyrja është e pamundur”, thuhet në reagimin e menaxhmetit të RTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat