Spahiu shprehet i çuditur me datat e çlirimit: Krejt Kosova 12 qershor, Skenderaj 18 qershor, qysh?

Aktuale

Spahiu shprehet i çuditur me datat e çlirimit: Krejt Kosova 12 qershor, Skenderaj 18 qershor, qysh?

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 21:48
Nexhmedin Spahiu

Kosova sot po e feston 25 vjetorin e çlirimit. 12 qershori njihet si datë e çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s. Mirëpo disa qytete të Kosovës çlirimi festohet në data të ndryshme.

Festimin e çlirimit të vendit nga disa komuna me data të ndryshme, e ka quajtur të pakuptimtë politologu Nexhmedin Spahiu.

Spahiu ka thënë se si ka mundësi që Kosova është çliruar me 12 qershor, ndërsa Skenderaj me 18 qershor.

Sipas tij, festimi i çlirimit të vendi në data të ndryshme është i pakuptimtë.

“Kjo dëshmon një jo ndjekje të logjikës nga ana jonë sepse Kosova të festojë 12 qershorin si ditën e çlirimit, ndërsa Skenderaj 18 qershorin, ky është një absurditet që vetëm neve mund të na ndodh”, ka thënë Spahiu.

Ai ka kërkuar që në gjithë vendin të ketë vetëm një datë kur festohet çlirimi i Kosovës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat