Kuçi reagon pas padisë që ia bëri Konjufca, e quan “ekspert për shpifje e manipulim”

Aktuale

Kuçi reagon pas padisë që ia bëri Konjufca, e quan “ekspert për shpifje e manipulim”

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 19:25
Natyra Kuçi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka dorëzuar padi ndaj Natyra Kuçit të PSD-së në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Lajmin për median e ka konfirmuar avokatja Arbnora Pireva Dervisholli e cila ka thënë se aktivistja e PSD është paditur për shpifje

Ndaj kësaj padie ka reaguar Kuçi, e cila e ka quajtur Konjufcën “ekspert për shpifje e manipulim”.

Glauk Konjufca më paska paditur për shpifje, 15.000 € është dëmshpërblimi që po e kërkon si kompensim, me siguri po i duhen për me ia dhënë ndonjë ‘djali të djalit djalit të mixhës’, që i ka mbetur pa u punësu”.

Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert”, shkroi Natyra Kuçi, duke bashkëngjitur edhe një emoji duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat