Famullari katolik Don Qerkini viziton myftiun Tërnava, thotë se shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies

Aktuale

Famullari katolik Don Qerkini viziton myftiun Tërnava, thotë se shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 11:18
Don Agim Qerkini

Në Bashkësinë Islame të Kosovës, për festën e Kurban Bajramit,ishte i pranishem edhe famulltari besimi katolik, Don Agim Qerkini.

Qerkini gjatë vizitës tha se festa e dy feve janë një shembull për mirëqenie në shoqërinë tonë.

“Ne festojmë së bashku gjithmonë festat tona sepse janë një shembull deshmie e mrekullueshme e jo vetëm tolerance, por mirëqenie në popullin tonë, shoqërinë tonë keshtu qe keto ditë ishin festë edhe me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku kemi kujtuar njerëzit qe kanë pësuar aq shumë gjatë luftës në Kosovë, të pagjeturit, familjet e tyre.

Gëzuar të gjithëve”, ka thënë Qerkini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat