Hovenier: Unik pasioni i qytetarëve të Kosovës për të festuar Pavarësinë e SHBA-ve

Aktuale

Hovenier: Unik pasioni i qytetarëve të Kosovës për të festuar Pavarësinë e SHBA-ve

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 12:54
“Gëzuar 4 Korriku për të gjithë”

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për gatishmërinë e kosovarëve në shënim të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Në një postim në X, duke shpërndarë dhjetëra fotografi nga manifestimi, Hovenier ka thënë se ndihet i gëzuar për pjesëmarrjen e madhe ne festimin e djeshëm në Prishtinë

“Pasioni i kosovarëve për t’u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë Amerikane është unik, dhe për këtë jam thellësisht i nderuar.

Gëzuar 4 Korriku për të gjithë”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat