“Më mirë të kishte heshtur…!”, Bytyçi ‘shpërthen’ ndaj atij që synon t’ia zë vendin Lajçakut – e irriton kjo deklaratë

Aktuale

“Më mirë të kishte heshtur…!”, Bytyçi ‘shpërthen’ ndaj atij që synon t’ia zë vendin Lajçakut – e irriton kjo deklaratë

Nga: A.M. Më: 6 korrik 2024 Në ora: 20:14
Borut Pahor dhe Miroslav Lajcak

Pretendenti i drejtimit të timonit të dialogut Kosovë-Serbi, Borut Pahor, ka deklaruar se nëse Serbia qëndron me të vërtetë pas sulmit të Banjskës, ndryshon përspektivën për arritjen e një marrëveshjeje ku do të sigurohej paqja.

Ndaj një deklaratë të tillë, ka reaguar profesori Enver Bytyçi.

Ai ‘shpërtheu’ me kritika ndaj Pahorit, pasi thotë se Pahor pretendon të luajë rol konstruktiv e pozitiv, nëse udhëheq dialogun, ndërsa ende nuk e ka marrë vesh që Serbia e Vuçiqi qëndrojnë pas agresionit në Banjskë.

“Më mirë të kishte heshtur, sepse nuk do ta dinim se nga anon!” – shkroi ndër të tjera Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pretendenti për t'i zënë vendin Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi, pra ish-presidenti i Sllovenisë, Pahor, thotë se "Është shqetësuese, nëse Serbia qëndron pas sulmit të Banjskës"!

Ky edhe pretendon të luajë rol konstruktiv e pozitiv, nëse udhëheq dialogun, e ndërkohë akoma nuk e paska marre vesh se Serbia e presidenti i saj, Vuçiq, qëndron prapa atij sulmi terrorist!

Më mirë të kishte heshtur, sepse nuk do ta dinim se nga anon!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat