Kurti dhe Clark në CNN, zbulojnë planin e Serbisë për veriun e Kosovës - kryeministri, thirrje ndërkombëtarëve!

Aktuale

Kurti dhe Clark në CNN, zbulojnë planin e Serbisë për veriun e Kosovës - kryeministri, thirrje ndërkombëtarëve!

Nga: Bota sot Më: 9 korrik 2024 Në ora: 20:15 Përditësuar në ora: 21:11 më 09.07.2024
Gjenerali Wesley Clark dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në intervistën për CNN

Gjenerali Clark në CNN: Në një moment Vuçiqi mund të veprojë në Kosovë si Putini në Ukrainë

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë gjatë një interviste në CNN se nëse ka problem në Ukrainë, mund të vijë problemi edhe në Ballkan.

Kjo pasi ai ka thënë se Serbia është dora e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Ai dha një intervistë bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se “Serbia dhe Rusia imitojnë njëra tjetrën”.

Në të njëjtën linjë ishte Clark, duke thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, përkundër se përdor dy anët, perëndimin e Rusinë, ai në një moment dëshiron ta bëjë atë që presidenti rus Vladimir Putin po bën në Ukrainë.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan dhe i shërben interesave të Rusisë. Vuçiq është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur të vjen koha ai do të bëjë atë që do Putini që ai të bëjë”, ka thënë ai.

“Kemi parë shumë dhunë, vrasje në 30 vjetët e fundit dhe kemi menduar se NATO-ja e ka ndaluar, por nëse ka probleme në Ukrainë ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderë, si kryeministri Kurti, duhet të përballen me të”, ka thënë ndër tjerash Clark. 

Kurti: Kërkojmë nga partnerët të bëjnë presion ndaj Beogradit për t’i çmontuar bazat operative rreth kufirit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga aleatët t’i bëjnë presion Beogradit për t’i çmontuar bazat operative serbe rreth kufirit me Kosovën.

“Serbia është shumë agresive ndaj Kosovës. Së pari duke mos e njohur vendin tonë si një Republikë të pavarur, siç e bën shumica dërrmuese e botës. Përkatësisht, 28 nga 32 anëtarë të NATO-s dhe 22 nga 27 shtatë vende evropiane.

Por, përveç kësaj, ata janë të angazhuar edhe në luftë hibride dhe në të njëjtën kohë kanë këto stërvitje ushtarake në afërsi të kufirit tonë.

Ata kanë 48 baza operative përpara rreth kufirit të Kosovës në pritje të një dritareje të re të mundësive. Çfarë kërkojmë nga partnerët tanë demokratikë perëndimorë që të bëjnë presion ndaj Beogradit për të çmontuar këto 48 baza operative përpara, ku secila prej tyre ka nga 50 deri në 150 ushtarë dhe oficerë dhe fqinjët me pajisje, municion dhe armatim ushtarak ruse, por edhe atë kinez.

Pra, politikisht Serbia është e ngjashme me Federatën Ruse. Ata vërtetë nuk i njohin siç duhet, de fakto dhe de jure fqinjët e tyre”, ka thënë Kurti në CNN.

Clark: Serbia dëshiron veriun e Kosovës dhe ta ndajë Bosnjën për të krijuar “Serbinë e Madhe”

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, akuzoi Serbinë se i shërben interesave të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje mbi dy vjet më parë.

Clark – që ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, që çoi në çlirimin e Kosovës – tha se Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe ta ndajë Bosnjë e Hercegovinën, për të krijuar “Serbinë e Madhe”.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti [serb, Aleksandar] Vuçiq është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Srpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”, tha Clark në CNN.

Duke folur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ai tha se ajo ishte vendimtare, duke kritikuar aleancën se nuk po bën sa duhet për të ndihmuar Ukrainën, që po përballet me pushtimin e Rusisë.

“NATO duhet të bëjë më shumë. Shikoni shembullin e Kosovës sot, 25 vjet demokraci, shtet i lirë. Kështu duhet të jetë edhe për Ukrainën, mund ta shpëtojmë Ukrainën nëse ngrihemi dhe e bëjmë [ndërhyjmë]. Kjo është detyra jonë”, tha Clark.

Ai shtoi se nëse NATO “çalon” në Ukrainë, atëherë problemet nga atje do të barten në Ballkanin Perëndimor.

Edhe më herët, zyrtarët në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit.

Serbia, që mban raporte të mira me Rusinë, deri më tani ka refuzuar që t’i vendosë sanksione Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Por, Beogradi ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar agresionin rus kundër Ukrainës.

Clark e Kurti në CNN gjenerali amerikan: NATO ta frenojë Putinin me gjithë peshën e saj

Gazetarja e CNN, Christiane Amanpour, ka bërë bashkë në një intervistë Wesley Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropën dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë kësaj interviste, Kurti foli për krimet që ka kryer Serbia ndaj Kosovës dhe tha se pa bombardimet 78 ditëshe të NATO’s liria e Kosovës do të ishte e pamundur.

Ndërsa, Clark duke folur për Samitin e Uashingtonit theksoi se parandalimi më i mirë për Putinin është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

“Ne do të marrim një zotim të fortë për ndihmë të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën, dua të theksoj  se premtimet në të kaluarën nuk janë realizuar gjithmonë..Armët që ishin premtuar nuk u shfaqën dhe kur ndodhi kjo u shfaqën vonë…E rëndësishme është ura me Ukrainën për anëtarësimin në NATO”, u shpreh ai.

Clark thotë se NATO duhet ta frenojë Putinin duke përdorur gjithë peshën e saj.

Kurti në CNN: Serbia dhe Rusia u shkaktojnë probleme fqinjëve, sepse duan zgjerim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është agresive ndaj Kosovës, jo vetëm duke mos e njohur si shtet të pavarur, por për shkak se “është angazhuar” në luftë hibride dhe po zhvillon trajnime ushtarake në bazat që i ka pranë kufirit me Kosovën.

Gjatë një interviste për CNN, Kurti tha se Kosova i kërkon Perëndimit që t’i bëjë presion Serbisë që të largojë ato baza, teksa theksoi se Beogradi ka ngjashmëri me Rusinë, pasi sipas tij, të dy u shkaktojnë telashe fqinjëve sepse “duan zgjerim”.

“Në aspektin politik, Serbia është shumë e ngjashme me Federatën Ruse. Ato nuk njohin de facto dhe de jure fqinjët e tyre. Ato u shkaktojnë probleme fqinjëve sepse duan zgjerim. Në anën tjetër, duhet ta them se Rusia ndoshta e imiton Serbinë e regjimit të Millosheviqit. Tani mund ta shohim sesi presidenti despotik [Vladimir] Putin dëshiron ta shndërrojë Ukrainën në një shtet, të ngjashëm me skenarin boshnjak, ku përbrenda do të ishte e ndarë në aspektin territorial, në mënyrë që ta bëjë jofunksionale dhe të krijojë mundësi për pushtim të mëtejmë të territorit”, tha Kurti.

Kryeministri tha se në aspektin historik, kulturor dhe operacional, Kremlini dhe Beogradi kanë imituar njëri-tjetrin dhe kjo është shqetësuese për Kosovën.

“Prandaj jemi të shqetësuar sepse është në interesin e Kremlinit që të përhapë konflikte të tjera në Evropë përmes bashkëpunëtorëve të tij. Dhe Serbia në Ballkan është shtet hegjemonist dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e Rusisë”, tha Kurti.

Edhe gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, akuzoi Serbinë se i shërben interesave të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje mbi dy vjet më parë.

Clark – që ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, që çoi në çlirimin e Kosovës – tha se Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe ta ndajë Bosnjë e Hercegovinën, për të krijuar “Serbinë e Madhe”.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti [serb, Aleksandar] Vuçiq është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Sërpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”, tha Clark.

Duke folur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ai tha se ajo ishte vendimtare, duke kritikuar aleancën se nuk po bën sa duhet për të ndihmuar Ukrainën, që po përballet me pushtimin e Rusisë.

“NATO duhet të bëjë më shumë. Shikoni shembullin e Kosovës sot, 25 vjet demokraci, shtet i lirë. Kështu duhet të jetë edhe për Ukrainën, mund ta shpëtojmë Ukrainën nëse ngrihemi dhe e bëjmë [ndërhyjmë]. Kjo është detyra jonë”, tha Clark.

Ai shtoi se nëse NATO “çalon” në Ukrainë, atëherë problemet nga atje do të barten në Ballkanin Perëndimor.

Edhe më herët, zyrtarët në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit.

Serbia, që mban raporte të mira me Rusinë, deri më tani ka refuzuar që t’i vendosë sanksione Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Por, Beogradi ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar agresionin rus kundër Ukrainës. 

Kurti: Projekti gjenocidal i regjimit të Millosheviqit nuk do të ndalej pa intervenimin e NATO-s

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pa intervenimin e NATO-s në Kosovë më 1999, projekti gjenocidal i regjimit të Millosheviqit nuk do të ndalej.

Në një paraqitje për gazetaren Christiane Amanpour në CNN, Kurti tha se forcat policore dhe ushtarake të Millosheviqit e deshën Kosovën vetëm si territor, por pa popullin e saj shqiptar.

“Paraprakisht ka pasur një dyzinë masakrash kundër popullsisë civile në Kosovë ku fëmijë, gra e të moshuar janë vrarë, gra janë dhunuar, shtëpi e fshatra të tërë janë djegur dhe e gjithë kjo ka qenë përbrenda projektit gjenocidal të regjimit të Millosheviqit që Kosova të jetë pa popullin e saj, pa shqiptarë.

Pra, ata e panë vendin tonë si territor e jo si popull, dhe deshën që ata njerëz ose të vriteshin ose të dëboheshin.

Dhe operacioni ‘Patkoi’ po realizohej kur NATO-ja intervenoi dhe ndaloi gjenocidin e Serbisë. Prandaj, ndalimi i gjenocidit dhe çlirimi i vendit tonë, dhe sjellja e paqes në fund, ishin një dhe e njëjta gjë që u mundësua dhe më vonë u garantua nga NATO-ja”, deklaroi kryeministri Albin Kurti në këtë intervistë.

Kurti lidhet në CNN nga Ulqini, ja si përgjigjet kur pyetet se çka bëri NATO për Kosovën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga Ulqini ka dhënë një intervistë për CNN, me ç’rast foli për rolin e madh të NATO-s për çlirimin e Kosovës.

I pyetur se çka bëri NATO për shtetin tonë, Kryeministri Kurti tha:

“Muajin e kaluar festuam 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa intervenimin e NATO-s, pa aeroplanët e NATO-s që bombarduan pë 78 ditë forcat policore dhe ushtarake të liderit serb Sllobodan Millosheviq. Ishte lufta e katërt që kishte nisur në territorin e ish-Jugosllavisë. Gjatë gjithë viteve ’90 paraprakisht, ishin dhjetëra masakra kundër popullësisë civile në Kosovë ku gra, fëmijë dhe pleq u vranë, gra të përdhunuara, shtëpi dhe fshatra të tërë u dogjën. Krejt kjo ishte projekt gjenocidal i Millosheviqit…”, tha Kurti në CNN.

Ai shtoi se NATO ndaloi gjenocidin në vendin tonë duke e çliruar Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat