“A more Albin, çka po na bën”, Tomë Gashi publikon pamjet e bujshme të Liqenit të Ujmanit - çka po ndodhë pas 25 vitesh liri?

Aktuale

“A more Albin, çka po na bën”, Tomë Gashi publikon pamjet e bujshme të Liqenit të Ujmanit - çka po ndodhë pas 25 vitesh liri?

Nga: A.Zh Më: 10 korrik 2024 Në ora: 10:21
Ujmanin me pushues shqiptarë

Liqeni i Ujmanit po shndërrohet në atraksion të ri turistik në Kosovë.

Gjatë këtyre ditëve, me temperatura të larta, shumë qytetarë janë parë duke pushuar në këtë Liqen.

Pamjet e pushuesve janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Për këto pamje, ka reaguar avokati Tomë Gashi, përcjell Bota sot.

Ai ka ironizuar, duke thënë se kryeministri Albin Kurti, po e «ndotë» Ujmanin me pushues shqiptarë, për herë të parë pas 25 viteve liri, përcjell Bota sot.

“A more Albin, çka po na ban

Po na "ndotë" Ujmanin me pushues shqiptarë/ për herë të parë pas 25 vjetëve në liri e 16 - 17 vjetëve në Pavarësi/

Më herët u kënaqke veç Radoiçiqi me shokët e tij, disa prej tyre shqiptarë faqezi”, ka shkruar avokati Gashi në një postim në Facebook./Botosot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat