Rrjeti për të Drejtat e Njeriut kërkon që Ligji i ri për KPM-në të mos hyjë në fuqi

Aktuale

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut kërkon që Ligji i ri për KPM-në të mos hyjë në fuqi

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut ka thënë se Ligji i miratuar për Komisionin e Pavarur të Mediave e pamundëson këtë organ të veprojë në mënyrë të pavarur, duke rrezikuar lirinë mediale si një prej të drejtave themelore kushtetuese dhe si parakusht i demokracisë.

Në reagimin e RrDNj-së thuhet se mos përafrimi i këtij ligji me të drejtën e Bashkimit Evropian paraqet shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës.

”Kosova ka ratifikuar Marrëveshjen për Stabilizim Asocimi me Bashkimin Evropian. Angazhimi i Kosovës për të përafruar legjislacionin në sektorët me atë të BE-së dhe për ta zbatuar atë me efektivitet është një prej themeleve të kësaj marrëveshje. Kështu, miratimi i këtij Projektligji paraqet shkelje të obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova”.

“Për të gjitha këto arsye, Rrjeti i të Drejtave të Njeriut kërkon që ky ligj mos të hyjë në fuqi. Ky Ligj duhet të sfidohet nga palët e autorizuara në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse kjo nuk ndodhë, atëherë Presidentja e Republikës së Kosovës në bazë të mandatit që ka, duhet ta kthejë këtë Projektligj në Kuvend”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat