AKP merr në posedim disa objekte në veri: Shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme nga Banka Postare Kursimore

Aktuale

AKP merr në posedim disa objekte në veri: Shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme nga Banka Postare Kursimore

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 17:18
Agjencia Kosovare e Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se ka marrë në posedim objektet e N.Sh. Jugobanka, respektivisht filialet në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

“Në vazhdën e vendosjes së ligjshmërisë dhe administrimit të ligjshëm të aseteve në pronësi shoqërore, Agjencia Kosovare e Privatizimit, me asistencë të Policisë së Kosovës, ka marrë në posedim objektet e N.Sh. Jugobanka, respektivisht filialet në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.”

AKP ka thënë se këto asete kanë qenë duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme nga Banka Postare Kursimore deri më 20 maj kur edhe u mbyllën.

“Këto asete kanë qenë duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme nga Banka Posta Kursimore sh.a. (Banka Postanska Stedionica a.d.) deri më datë 20 maj 2024, kur institucionet kompetente të Republikës së Kosovës kanë mbyllur këto njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica). AKP falënderon policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante për asistimin dhe mundësimin e zbatimit të mandatit të saj ligjor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat