Osmani, me ftesë të Macronit merr pjesë në Samitin e liderëve botërorë për sportin

Aktuale

Osmani, me ftesë të Macronit merr pjesë në Samitin e liderëve botërorë për sportin

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 18:26
Presidentja Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut të saj francez, Emmanuel Macron, po merr pjesë në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Osmani tha se Kosova beson në fuqinë transformuese të sportit dhe do të jetë përherë në mbështetje të atyre që promovojnë vlerat të cilat i mishëron sporti.

“Prandaj jemi të gjithë bashkë në përkrahje të ekipit të artë të sportistëve tanë me besimin e plotë në përfaqësimin e dinjitetshëm të shtetit tonë”, shkroi Osmani.

Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024” merr pjesë me nëntë sportistë, ku dominojnë ata nga xhudo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat