Kthehet në familje i mituri i gjetur në Xerxë të Rahovecit

Aktuale

Kthehet në familje i mituri i gjetur në Xerxë të Rahovecit

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 21:42
Qytetari i gjetur në Xërxë të Rahovecit, 25.07.2024 - Foto: Kosovo Police

Policia ka njoftuar se i mituri për të cilin kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij u kthye te familja.

Pas publikimit të fotografisë, Policia thotë se për një kohë të shkurtër u siguruan informacione për identitetin dhe adresën e vendbandimit të tij.

“I mituri është kthyer tek familja” – thuhet në komuniktatën e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat