Publicisti Emanuel Bajra nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka komentuar situatën zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tërheqjes së Presidentit Biden dhe garës së nën-presidentes Kamala Harris.
Bajra ka numëruar disa prej arsyeve që sipas tij e çojnë znj. Harris drejt fitores.
“Gjasat janë që, si pasojë e këtyre nervave të pakontrolluara dhe keqkalkulimeve të Trump, demokratët të fitojnë Shtëpinë e Bardhë duke vendosur në pozitë të presidentes një grua për herë të parë në historinë amerikane, një grua që vjen nga dy minoritete etnike; aziatiko-afrikane. Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri te zgjedhjet e 5 nëntorit. Situata politike dita-ditës po vjen duke u bërë më e qartë dhe e kristalizuar në SHBA”, shkruan Bajra mes tjerash.
Megjithatë, Bajra ka thënë se pas 5 nëntorit SHBA do të jetë krejtësisht tjetër, përfshirë këtu edhe situatën në Kosovë.
Postimi i plotë:
Pse Kamala Harris do të fitojë!?
👉Kur Trump ishte shumë afër vdekjes si pasojë e një atentati disa ditë më parë, unë isha në SHBA dhe pashë që brenda orëve njerëzit kthyen mbështetjen për Trump për president. Në ato ditë, në NY, Jersey, Brooklyn, Pennsylvania dhe rreth Bostonit e në Ëashington, njerëzit e mbështetën Trump dhe thoshin se ai do t’i merrte votat e tyre. Jo më shumë se një javë më vonë, Biden, siç pritej, u tërhoq pasi demokratët panë që ai po i kushtonte atyre me vota. Demokratët vendosën që Kamala Harris ta trashëgojë nominimin dhe ajo të bëhej kandidate për presidente.
👉Shumë njerëz e neglizhuan atë, e indiferencuan, nuk e morën seriozisht deri në intervistën e parë kur Harris deklaroi me konferencë dhe kompetencë të plotë duke thënë se si ish-prokurore, ajo i njeh llojet e njerëzve si Trump; se ajo njeh predatorët, abuziesit financiar dhe abuzuesit e grave që mendojnë se janë mbi ligjin dhe e përdorin atë për interesa të veta. “I njoh mirë llojin e këtyre njerëzve” tha Harris. Ky deklarim e tronditi kampin e Trump aq shumë sa që thashethemet brenda këtij kampi thonë që Trump ishte mërzitur aq shumë sa që u kishte kërkuar sponsorëve politikë kompensim material për vuajtjet që po merrte nga atentati dhe tashmë abuzimi direkt i Kamala Harris.
👉Pastaj, agonia e Trump vazhdoi kur ai ishte nxehur me JD Vance duke i kërkuar atij që të jetë më i zëshëm dhe të fillojë sulmet personale me çdo çmim kundër Harris. Kërkesë që JD Vance kishte refuzuar ta bëjë sepse nuk besonte në sulme personale ndaj Harris, por në politika konkrete.
👉Më pas Trump e godet veten në këmbë duke deklaruar që Harris nuk e di as vetë se a është e zezë apo indiane, koment që i humbi atij miliona vota dhe strategji shumë e gabuar në prag të nëntorit.
👉Gjasat janë që, si pasojë e këtyre nervave të pakontrolluara dhe keqkalkulimeve të Trump, demokratët të fitojnë Shtëpinë e Bardhë duke vendosur në pozitë të presidentes një grua për herë të parë në historinë amerikane, një grua që vjen nga dy minoritete etnike; aziatiko-afrikane. Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri te zgjedhjet e 5 nëntorit. Situata politike dita-ditës po vjen duke u bërë më e qartë dhe e kristalizuar në SHBA.
👉Sikur duket, njerëzit kanë para tyre dy zgjidhje: një ish-president që ka vënë në rrezik krejt fushatën republikane duke e personalizuar fushatën elektorale dhe duke imponuar një narracion racist dhe ksenofobik, dhe një kundërkandidate që është grua, e zonja në fushën e saj, ish-prokurore. Një zgjedhje mes një burri që mendon se është mbi ligjin dhe një gruaje që mbron ligjin. Kë do ta zgjedhin amerikanët? Paratë e mia janë me Harris. Por si gjithnjë, unë kurrë nuk ia kam qëlluar rezultatit të zgjedhjeve amerikane. Ta shohim.
*Sa i përket Kosovës, nuk është që do të jetë shumë efektive, por ka gjasa që të jetë shumë e vendosur për asociacionin pasi që e sheh atë në prizmin e minoriteteve etnike, komunitet që ajo vetë i përket në SHBA.
**Kosova pati problem gjatë kohës së presidentit Obama sepse ai na kishte injoruar totalisht. A do të jetë kjo një përsëritje e viteve 2008-2016!?
***Me Trumpin e kemi të garantuar vëmendjen në rajon, për të mirë ose për të keq. Indiferencën? Nuk e di se sa do të jetë në gjendje ta përballojë Kosova, por edhe i gjithë Ballkani. Një gjë është e sigurt; pas 5 nëntorit do të kemi një Amerikë kreeeeeeejt tjetër. Kjo është e garantuar!
Rripat!