Avokati jep detaje: Ja kur pritet të kthehet në Kosovë trupi i Faton Hajrizit

Aktuale

Avokati jep detaje: Ja kur pritet të kthehet në Kosovë trupi i Faton Hajrizit

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 22:55
Faton Hajrizi

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit i vrarë në Serbi më 19 korrik pritet që të arrijë në Kosovë gjatë mesnatës.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes Hajrizi, Gent Gjini.

Ai ka thënë se Hajrizit do t’i bëhet obduksioni në Kosovë.

“Pritet që deri në mesnatë të sillet trupi i Faton Hajrizit. Posa të vjen trupi do të bëhet obduksioni në Kosovë”, ka thënë ai.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë.

Ndërsa, edhe avokati Arianit Koci gjatë ditës e ka bërë të ditur se është bërë identifikimi i trupit në Lloznicë të Serbisë i cili i përket Faton Hajrizit.

Hajrizi ishte vrarë më 19 korrik nga Policia Serbe, pasi dy ditë më parë kishte vrarë një polic serb dhe një tjetër e kishte plagosur.

Ai sipas autoriteteve të Serbisë nuk kishte pranuar të dorëzohej. Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat