Gjykata Themelore e Mitrovicës së Veriut ka shënuar progres në zgjidhjen e lëndëve të parashtruara, ku nga 6.400 sosh nga viti i kaluar, 5.800 prej tyre janë zgjidhur.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu gjatë një takimi që kishte sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Veriut Bekim Veliqi.
Ajo ka bërë të ditur se në takim është njoftuar me punën që po kryen kjo gjykatë dhe bashkëpunimin e mirë me institucionet në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe rëndësinë për rritjen e numrit të prokurorëve me qëllim të mos dështimit të seancave në mungesë të prokurorëve.
“Ofrova bashkëpunimin tim për adresimin e sfidave dhe angazhimin e Qeverisë për të siguruar një sistem të drejtësisë që ofron shërbime të barabarta dhe efektive për të gjitha komunitetet, për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.