Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar Komunën e Mitrovicës Veriore.
Sipas njoftimit nga ministrja Haxhiu, fillimisht ajo ka vizituar Qendrën e Paraburgimit, ku është njoftuar nga afër me angazhimin dhe përkushtimin e stafit në punën e tyre ditor si dhe me sfidat që ballafaqohen.
“Fillimisht, ministrja Haxhiu vizitoi Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore ku u prit nga drejtori i kësaj qendre, z. Benasim Medic. Gjatë kësaj vizite Ministrja u njoftua nga afër me angazhimin dhe përkushtimin e stafit në punën e tyre ditor si dhe me sfidat që ballafaqohen. Gjatë vizitave në pavione, ministrja Haxhiu pati rastin të takoj edhe personat e dënuar të cilët vuajnë dënimet në këtë Qendër dhe të dëgjoj mendimet dhe kërkesat e tyre.” – thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, pas vizitës në QP, Haxhiu vizitoi edhe Zyrën Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
“Numri i përfituesve të ndihmës juridike falas po rritet çdo ditë, në vitin 2019 kjo zyre kishte trajtuar vetëm 4 raste, gjersa në vitin 2024, vetëm në gjashtë mujorin e parë ka mbi 80 raste.” – thuhet në njoftimin e MD-së.
Ministrja Haxhiu tha se qasja në drejtësi mbetet përkushtim i yni ditor andaj dhe angazhimi është i përditshëm.
Haxhiu gjithashtu ka vizituar edhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku u prit nga U.d. i Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, nga i cili u njoftua më shumë rreth punës së kësaj Gjykate, sfidave dhe arritjeve në vitin e fundit.
Ministrja Haxhiu e përmbylli vizitën në Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues në Mitrovicë ku u diskutua për rehabilitimin, reintegrimin dhe risocializimin e personave të kanë masë apo denim alternativ.