Gazetari, Venhar Isufi u shpreh se Vuçiç nuk po pranon të nënshkruajë marrëveshjen dhe se çështja e urës mbi lumin Ibër është bërë tashmë një pengesë.
Isufi: Në fakt për një çështje shumë të vogël, është bërë një bujë e madhe si në Kosovë ashtu edhe në vendet e tjera por edhe tek BE, SHBA apo edhe tek shteti i Francës që është një shtet që na ka përkrahur së fundmi.
Sidomos tek marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, sepse e dimë që ka kontribuar shumë tek plani franko-gjerman në një marrëveshje të tillë që tashmë presidenti i Serbisë, Vuçiç nuk po e pranon ta nënshkruajë dhe tashmë çështja e urës mbi lumin Ibër është bëra tashmë një pengesë sepse po e shohim që faktori ndërkombëtar nuk është i gatshëm që ta japë një lajm pozitiv që një gjë e tillë të ndodhë.
Edhe pse qeveria e Kosovës dhe ministria e Infrastrukturës tashmë e ka konraktuar kompaninë e cila ka filluar me rivitaliziimin e urës por gjithashtu edhe matjet e fundit.
Tani pritet të dalë vetëm raporti zyrtar nëse kjo urë i përmbush të gjitha pritshmëritë të cilat janë që në këtë urë të kalojnë edhe makineritë e rënda.