‘Kurti sot me ia premtu postin e Presidentit Ramush Haradinajt, Ramushi i ndrron krejt fjalët”

Aktuale

‘Kurti sot me ia premtu postin e Presidentit Ramush Haradinajt, Ramushi i ndrron krejt fjalët”

Nga: M.L. Më: 11 gusht 2024 Në ora: 19:48
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka prishur marrëdhëniet me Shqipërinë, duke i ndalur pensionet për luftëtarët shqiptarë. Sipas Haradinajt, historia do ta njohë Albin Kurtin si “njeriun që e ka rekrutuar armiku”.

Kreu i AAK-së ka insistuar se Kurti është i rekrutuar nga Serbia, teksa ka përmendur siç I ka quajtur ai, “dëmet që i ka shkaktuar Kosovës’.

Haradinaj ka intensifikuar gjatë ditëve të fundit akuzat kundër kryeministrit Albin Kurti. Por nga partia e këtij të fundit këto akuza nuk po i marrin fort seriozisht.

Madje, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Sali Zyba, ka thënë se Haradinaj është i gatshëm t’iu bie mbrapshtë fjalëve të veta, nëse Kurti ia ofton postin e Presidentit.

Zyba ka dhënë edhe një parashikim jo të mirë për partinë e Haradinajt në zgjedhjet e ardhshme.

“Albin Kurti sot me ia premtu postin e Presidentit Ramush Haradinajt, Ramushi i ndrron krejt fjalët që po i thotë për to sot.

Vetëm ta dimë ku jemi dhe çfarë opozite kemi. Për ndryshe sipas gjitha sondazheve Ramushi është në rrugë të mbarë me marrë në thu në prag në zgjedhjeve të ardhshme”, shkruan Zyba në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat