Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Muzeun Metropolitan, aty ku artisti Kosovar Petrit Halilaj ka ekspozitë të madhe personale me titull shqip “Abetare”, inspiruar nga vizatimet në bankat e shkollave në Kosovë e Ballkan.
“Jemi krenarë me suksesin e tij, sikurse edhe të artistëve e sportistëve që po e vendosin emrin e Kosovës në galeri, arena sportive dhe ballina të gazetave më të njohura”, shkruan Hamza.
Postimi i plotë
Petrit Halilaj, djaloshi nga Runiku i Drenicës, nga kampet e refugjatëve gjatë luftës në Kosovë ka arritur majat e artit botëror. Në mes takimeve të shumta, ndjeva obligim dhe kënaqësi të veçantë të gjej pak kohë ta vizitoj Muzeun Metropolitan, ku Petriti ka ekspozitë të madhe personale me titull shqip “Abetare”, inspiruar nga vizatimet në bankat e shkollave në Kosovë e Ballkan. Jemi krenarë me suksesin e tij, sikurse edhe të artistëve e sportistëve që po e vendosin emrin e Kosovës në galeri, arena sportive dhe ballina të gazetave më të njohura.