Nga toka s’po shuhet zjarri në Prevallë, nesër nis intervenimi nga ajri

Aktuale

Nga toka s’po shuhet zjarri në Prevallë, nesër nis intervenimi nga ajri

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Në Prevallë ende nuk është shuar zjarri, e kjo për shkak të terrenit të vështirë.

Siç bën me dije komuna e Prizrenit, nga nesër do të nis intervenimi nga ajri.

“Zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë.  Zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri.

S\ot, prezent ka qenë edhe zëvendësministri i MPB-së dhe zyrtarë të AME-së”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkaq, për shuarjen e tij janë vënë në dispozicion edhe Policia e Kosovës si dhe vullnetarë të shumtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat