Rinia e PDK-së me aksion para Qeverisë: Rinia po ikë, Albin Kur’ti?

Aktuale

Rinia e PDK-së me aksion para Qeverisë: Rinia po ikë, Albin Kur’ti?

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 19:51
Pamje nga aksioni

Rinia Demokratike e Kosovës, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

“Rinia po ikë, Albin Kur’ti?” - ishte moto e këtij aksioni, i cili mban përgjegjës Qeverinë Kurti për largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova, kryesisht të rinj, në tri vitet e fundit.

Kjo Qeveri është përgjegjëse për humbjen e shpresës dhe perspektivës së rinisë kosovare, e cila tashmë po projekton ëndrrat e saj larg familjes, shoqërisë dhe vendlindjes së tyre.

Rinia Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo Qeveri, e cila ka dështuar të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e rinisë kosovare, duhet të jetë ajo e cila duhet të ikë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat