Rukiqi: Kryeministër kfillu, “Trepçës” nuk ia ktheve “shkëlqimin” e premtuar

Aktuale

Rukiqi: Kryeministër kfillu, “Trepçës” nuk ia ktheve “shkëlqimin” e premtuar

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 15:48
Berat Rukiqi

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen ndaj “Trepçës”.

Ai i ka bërë thirrje shefit të ekzekutivit që të fokusohet në deklaratat e tij lidhur me këtë kompani.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, Rukiqi ia ka rikujtuar Kurtit deklaratat e mëhershme për “Trepçën”.

“Kryeministër kfillu, pa plan konkret për Trepçën dhe fjalë të opozitarit nuk qeveriset vendi, sepse e ke mjeruar. Në vitin 2020 thoshe se “Trepça është aset strategjik që do të lulëzoj dhe do ia kthen shkëlqimin, pas 3 viteve deklaronte se “Trepça po lulëzon nën qeverisjen e tij”. Përderisa tani po akuzon minatorët duke thënë që “Ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, ka deklaruar Rukiqi.

Ai ka vlerësuar se kryeministri Kurti nuk i ka mbajtur premtimet për “Trepçën”.

“Nuk e kanë bërë analizën e premtuar për Trepçën, as studimin e fizibilitetit, as investimet e as ndonjë zgjidhje sociale për çështjet e minatorëve të Trepçes. Si në çdo çështje kjo qeveri kur nuk ofron zgjidhje shpikë nje fajtorë apo një armik imagjinar”, ka deklaruar Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat