Aksioni në veri/ Bajqinovci vjen me reagimin e ashpër – ka një porosi për opozitën!

Aktuale

Aksioni në veri/ Bajqinovci vjen me reagimin e ashpër – ka një porosi për opozitën!

Nga: M.H. Më: 31 gusht 2024 Në ora: 15:49
Mefail Bajqinovci

Mbyllja e objekteve ilegale të Serbisë ka arritur të sjellë reagime të mëdha në opinonin vendor dhe atë ndërkombëtar.

I habitur me reagimet e opozitës dhe disa analistëve shprehet deputeti Mefail Bajqinovci.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se për Bashkimin Evropian e dim që përdor standarde të dyfishta, mirëpo reagimet e opozitës janë të pakapshme, përcjell “Bota sot”.

“Qeveria jonë po bën pikërisht atë që është në interesin e qytetarëve”, shkroi ndër tjera deputeti.

Postimi i plotë

Ajo, që është vërtetë për t'u habitur, është se pse opozita dhe disa analistë janë duke e shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj mbylljes së objekteve ilegale të serbisë.

Për Bashkimin Evropian e dim që përdor standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për mbylljen e objekteve ilegale të strukturave paralele në Republikën e Kosovës, në emër të “Koordinimit”.

Qeveria jonë po bën pikërisht atë që është në interesin e qytetarëve, po zbaton rendin dhe ligjin duke i dhënë fund këtyre institucioneve të paligjshme që kanë prodhuar dhunë dhe terror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat