Ish-komandanti i UÇK, Hafir Hoxha, përmes një shkrimi thotë se Amerikës nuk i interesojnë kufijët ballkani, asaj i intereson që Rusia të mos ketë ndikim në Ballkan.
Ai thotë se kryesorja për SHBA-në është që të gjitha shtetet ballkanike t’i ketë nën kontroll (komandë), duke shtuar se sa për Kosovë, për ura e veri as që ‘lodhet’ se kujt i takojnë.
“Me lëvizjet e fundit po dukët se Amerika do ta ngulfat ndikimin rus dhe të kishës ortodokse në politikën serbe që në realitet ajo e kontrollon”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
AMERIKËS NUK I INTERESON PËR KUFIJTË MES SHTETEVE NË BALLKAN, KRYESORJA ËSHTË ME I PAS NËN KONTROLL DHE MOS TË JENË ALEAT RUSË!
Edhe Amerika (sikur çdo vend tjetër) kudo që intervenon me ushtri në rend të parë i ka interesat e vet e pastaj edhe të tjerëve që prapë sjellin interes për ta indirektë!
Intervenimi i SHBA-së në Ballkan prej vitit 1991 synim strategjik kishte largimin e Rusisë nga Ishulli Ballkanik mbikqyrja e saj në këtë rajon.
Kjo u dashtë të bëhet me luftëra në ish Jugosllavi e pastaj edhe intervenimi i NATO-s kundër Serbisë që trashë lidhjet me Rusinë dhe Kinën.
Pasi Serbia ka gjet aleat konkurent (si kundër peshë me Amerikën) në mbështetje të saj Rusinë dhe Kinën proqesi po zgjat dhe nuk përfundon misioni Amerikës deri sa Serbia nuk futet në NATO dhe në BE, disa politikan aktual në Serbi janë gati të pranojnë por kanë rrit kërkesat, çmimin dhe kërkojnë edhe siguri nëse kërcënohen nga Rusia si tradhëtarë!
Me lëvizjet e fundit po dukët se Amerika do ta ngulfat ndikimin rus dhe të kishës ortodokse në politikën serbe që në realitet ajo e kontrollon.
Në fund Amerikës amu bash palla nuk i han (nuk e di çka dmth kjo palla nuk i han por di kur me përdorë!) se si dhe ku janë kufijtë mesh shteteve ballkanike a janë Serbia e Shqipëria të vogla apo të mëdhaja, kryesorja për SHBA-në është që të gjitha shtetet ballkanike t’i ketë nën kontroll (komandë) e për Kosovë, për ura e veri as që kërleshet kujt i binë? Serbisë apo Shypnisë ose Kosovës!?
Në SHBA mbi 2 milion emigrant Meksikan i hyn ilegalisht brenda vitit (sa krejt popullata e Kosovës) në vend dhe krejt i strehon, kurse hapësirën sa e Kosovës dhe të Serbisë apo Republika Srpska i kanë dy tre fermer që i lavrojnë e i mbjellin kallamoq(misër) në Amerikë!