Raci: VV-në s’e dëmton mungesa e Vjosa Osmanit

Aktuale

Raci: VV-në s’e dëmton mungesa e Vjosa Osmanit

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 22:37
Gazmir Raci

Opinionisti Gazmir Raci, vlerëson se mungesa e Vjosa Osmanit nuk do e dëmtonte Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk besoj që e dëmton Lëvizjen Vetëvendosje, sepse e ke një parti që ka një strukturë që ka një shtrirje goxha të rëndësishme në nivel nacional me vota”, tha ai.

Raci tutje deklaroi se dallimet mes presidentes Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti nuk janë jashtë normales.

“Sa i përket dallimeve, ato nuk janë jashtë normales. Ka pasur shumë tendenca me i fry ekzagjerimeve edhe prej medieve, ofendimeve që i janë bërë presidentes. Konsideroj që zonja Osmani i ka bërë ballë gjatë gjithë kohës këtyre presioneve edhe prej shoqërisë, medieve, dhe një pjese të opozitës. Tash nuk e di çka ka ndodh në këto momentet e fundit, është e pakuptueshme, konsideroj që nuk i bën mirë zonjës Osmani, kjo çka po ndodh tash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat