Si ndodhi aksidenti mes autobusit dhe kamionit në Carralevë që la të lënduar dhjetëra pensionistë?

Aktuale

Si ndodhi aksidenti mes autobusit dhe kamionit në Carralevë që la të lënduar dhjetëra pensionistë?

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 20:08
Pamje nga aksidenti

Aksidenti në komunikacion, nuk i ndaloi pensionistët nga Kacaniku të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në bregdetin shqiptar. Në Carralevë, autobusi I cili po I transportonte u aksidentua me një kamion.

Nisja u bë herët në mëngjes.

Por udhëtimi i pensionistëve nga Kaqaniku për në bregdetin shqiptar nuk shkoi siç pritej.

Kjo pasi në kthesat e Grykës së Carralevës, autobusi me të cilin po udhëtonin u ndesh me një kamion.

E rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku  në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë – kanë intervenuar edhe zjarrëfikësit për t’i nxjerr pasagjerët”, thanë nga Policia e Kosovës.

Ndërsa intervenimi ishte i menjëhershëm, posa u pranua thirrja për ndihmë.

Ndërkaq në mjetin e udhëtimit kishin rreth 50 pasagjerë.

Nga aksidenti i sotëm mes një autobusi dhe kamioni, këtu në fshatin Carralevë, 45 pasagjerë kërkuan ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjeksisë Familjare në Suharekë.

E të lënduar mbetën tre persona.

Personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor në QMF rreth dy orë dhe më pas janë liruar.

Aksidenti nuk I ndaloi pensionistët të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në bregdetin shqiptar. Sipas kompanisë ata janë transportuar me autobusin tjetër për në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat