Kryeziu: Kurti po ik nga llogaridhënia, opozita duhet ta thërras në interpelancë parlamentare

Aktuale

Kryeziu: Kurti po ik nga llogaridhënia, opozita duhet ta thërras në interpelancë parlamentare

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 18:01
Ismet Kryeziu

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospjesëmarrje në seancën e sotme parlamentare.

Ai ka thënë se me këto veprime Kurti po shmanget nga llogaridhënia.

“Kryeministri Kurti vazhdon t’i shmanget llogaridhënies ndaj Kuvendit duke mos marrë pjesë në seancë. Sot kur po mbahet seanca e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtor 2024 ai nuk morri pjesë e as nuk u përgjigj në pyetjet parlamentare, njëjtë si në sesionin pranveror kur nuk u përgjigj në asnjë nga 36 pyetjet që deputetët kishin parashtruar për të”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka kritikuar edhe opozitën, e cila, sipas tij, nuk po e fton kryeministrin në interpelancë parlamentare.

“Gjithashtu, pavarësisht zhvillimeve të rëndësishme si në politikën e brendshme dhe atë të jashtme për periudhën gjashtë mujore, opozita nuk e morri mundin që asnjëherë gjatë kësaj periudhë të thërrasë kryeministrin në interpelance. Pyetjet parlamentare dhe interpelanca janë një instrument parlamentar e demokratik për të mbajtur qeverinë përgjegjëse e llogaridhënëse si dhe për të siguruar transparencë në vendimet dhe zbatimin e politikave”, ka shkruar Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat