Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje qytetarëve të Gucisë në Malin e Zi, që t’i përgjigjen masovikisht zgjedhjeve më 15 shtator.
Haradinaj ka thënë që përmes votës të fuqizojnë pozitën e tyre dhe t’i japin shans zhvillimit dhe përparimit të përgjithshëm të shqiptarëve.
“Këtë të diel, të datës 15 shtator 2024, bashkëkombasit tanë në komunën e Gucisë të Malit të Zi janë përpara një momenti të rëndësishëm për të treguar pjekuri politike dhe vendosmëri qytetare e kombëtare.
U bëj thirrje vëllezërve e motrave shqiptarë që t’i përgjigjen masovikisht zgjedhjeve më 15 shtator, që përmes votës ta fuqizojnë pozitën e tyre dhe t’i japin shans zhvillimit dhe përparimit të përgjithshëm të shqiptarëve. Të bashkuar i’a kemi dalë gjithmonë!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.