Flet Demolli i LDK-së pas përplasjes: Ka qenë shumë e padrejtë kjo loja e Shpejtim Bulliqit

Aktuale

Flet Demolli i LDK-së pas përplasjes: Ka qenë shumë e padrejtë kjo loja e Shpejtim Bulliqit

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 23:57
Valon Demolli

Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e hijshme, pasi sipas tij, ata u quajtën ‘rrugaç’.

Po ashtu, mbajtja për 48 e kolegut të tij asamblist, sipas tij nuk ishte e drejtë, dhe nuk kishte arsye për këtë.

“Ka qenë shumë e padrejtë kjo loja e Shpejtim Bulliqit, mbajtja prej 48 orësh e kolegut tim asamblist”, tha Demolli në Edicionin Special.

“Në orët e vona kemi marr përgjigje nga avokati, gjoja ai është ndalur për kërcënim, por kjo nuk është e vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat