Gazetarja Behluli: Pas konferencës, mediat serbe thonë se Vuçiqi, lojën karshi Kosovës e ka humbur

Aktuale

Gazetarja Behluli: Pas konferencës, mediat serbe thonë se Vuçiqi, lojën karshi Kosovës e ka humbur

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 00:07
Gazetarja nga Lugina e Preshevës, Ardita Behluli

Gazetarja nga Lugina e Preshevës, Ardita Behluli, ka treguar për raportimin që i është bërë konferencës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në raport me situatën në Kosovë.

Behluli tha se sot pati një luhatje të deklaratave të Vuçiqit, nga ajo çka u trumbetua brenda 72 orëve të fundit, çfarë pritej e çfarë u tha sot.

“Vuçiq në një moment pranoi një disfatë që e ka bërë në raport me Kosovën, sepse thotë se “duart i kemi të lidhura, shqiptarët e kanë mbështetjen e Perëndimit”.

“Opinionet e disa medieve që janë të pavarura, e që është numër shumë i vogël, shohim se deklaratën e Vuçiqit e interpretojnë si një luhatje politike dhe në një moment e citojnë se lojën karshi Kosovës, Vuçiqi e ka humbur”, tha ajo në Edicionin Special.

Tutje, Behluli tha se Vuçiqi në një mënyrë e përgatiti popullin e tij për çfarëdo situate në të cilën mund të ndodhet ai në periudhën në vijim.

“Për herë të parë kemi parë një luhatje të deklaratës publike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat