Policia largon posterët me foton e Radoiçiqit që u vendosën në tri komunat veriore, i merr si provë materiale

Aktuale

Policia largon posterët me foton e Radoiçiqit që u vendosën në tri komunat veriore, i merr si provë materiale

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 09:45
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur posera me foton e kryeterroristit Milan Radojçiq.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se posterat janë hequr dhe janë marrë si provë materiale.

Rasti po trajtohet për “nxitje e perçarjes dhe mosdurimit”.

“Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok 12-13.09.2024-23:00-10:00. Raportohet se persona të panjohur, në qytetet: Leposavic, Zveçan, Zubin Potok,  kanë vënë (ngjitur) postera me foton  e Milan Radoicic dhe me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit. Posterat janë marre si prove materiale. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat