Sejdiu: Serbia me politikën e dhunës po destabilizon Kosovën dhe rajonin

Aktuale

Sejdiu: Serbia me politikën e dhunës po destabilizon Kosovën dhe rajonin

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Serbia përmes politikës së saj të dhunës po nxitë destalitetin në Kosovë dhe tërë rajonin.

Sejdiu tha se Ballkani Perëndimor nuk jeton ende në paqe të plotë dhe vizion të qartë.

Andaj, siç tha ai është jetike që të ketë angazhim serioz për paqe dhe stabilitet në rajon, në mënyrë që mos të ketë sfida të sigurisë.

Sejdiu: Serbia me politikën e dhunës po destabilizon Kosovën dhe rajonin

"Rajoni ynë nuk jeton në paqe të plotë dhe vizion të qartë. Prandaj është jetike që puna jonë për paqe, stabilitet të konsiderohet si e papërfunduar dhe që kërkon përballje me temat që duhet përkushtim dhe zgjidhje të dobishme. Rajoni duhet të jetojë në paqe dhe stabilitet në mënyrë që mos të paraqiten turbulenca të sigurisë dhe elemente nacionaliste që duan përmes projekteve shkatërruese për të mbajtur pushtetin qoftë edhe me dhunë. Në këtë kontekst ajo çka na tërheq vërejtjen është politika e dhunës e Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. Kujtoni agresionin e paramilitarëve serbë me Banjskë, vitin e kaluar", tha Sejdiu, në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat