Bislimi: Kosova promovon tregtinë e lirë, Serbia e ka penguar eksportin përmes barrierave jotarifore

Aktuale

Bislimi: Kosova promovon tregtinë e lirë, Serbia e ka penguar eksportin përmes barrierave jotarifore

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 13:25
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur se Kosova promovon tregtinë e lirë dhe sipas tij, ka qenë Serbia ajo që përmes barrierave të vazhdueshme jotarifore ka penguar eksportin e Kosovës drejt Serbisë.

Ai është shprehur se ajo që ka ndodhur është hapja e vetëm një pike kufitare me kontrolle të shtuara të sigurisë.

“Kosova promovon tregtinë e lirë dhe beson në përparësitë që sjell tregtia e lirë në rajon”.

“Ka qenë Serbia ajo që përmes barrierave të vazhdueshme jotarifore ka penguar eksportin e Kosovës drejt Serbisë dhe eksportuesit tanë e dëshmojnë shumë herë se për ne është shumë më lehtë të eksportojmë në vende të largëta si Norvegjia apo Portugalia, sesa në Serbi, për shkak të barrierave që na vendosen atje”.

“Ajo që ka ndodhur është hapja e vetëm një pike kufitare me kontrolle të shtuara të sigurisë për arsye se edhe për Bashkimin Evropian është e qartë që siguria është më e rëndësishme se liria e lëvizjes së mallrave dhe kapitaleve”, është shprehur Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat