Kusari-Lila reagon pas publikimit të një “audio-incizimi” me Radoiçiqin

Aktuale

Kusari-Lila reagon pas publikimit të një “audio-incizimi” me Radoiçiqin

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kursari Lila, ka reaguar lidhur me audio-incizimin ku pretendohet se dëgjohet duke folur me kriminelin Milan Radoiçiq.

Ky audio-incizim u publikua sot në media.

Ajo ka thënë se bëhet fjalë për montazhe të bisedave dhe permutacione të të së njëjtës bisedë për të pestën herë.

"Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur."

Postimin i plotë të Kusari Lilës:

Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime.

Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë.

Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur.

Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të.

Nuk ka luftë hibride që na përkul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat