Zhvillimet e fundit politike në vend acaruan debatin mes komentatores politike, Shqipe Pantines dhe analistit Krenar Shala në studion e emisionit Raport.
Derisa Shala po fliste, Pantina kërkoi edhe largimin nga studio.
“A të çohna të shkoj, a të shkoj unë, sepse kjo është strategji e Krenarit kur është një argument që nuk i shkon jo Mimozes por VV-së përshtati, ky mundohet me ndërru temen”, deklaroi ajo.
E sipas saj, audio incizimi i Kusari Lila ka ngjajshmëri me një aferë tjetër nga vite më parë.
“Sot në vend se të diskutohej për arsimin, ku ministrja ish krenu që i ka hap dy vende pune e që është gjëja më normale, nuk kemi asnjë reformë të mundshme përkundrazi këta nuk kanë bë asgjë me reformu. A ju kujtohet afera Pronto, se ka ngjajshmëri mes kësaj bisede edhe asaj përveq që Radoiçiqi është terrorist në listën e zezë”, shtoi ajo.