Ambasada amerikane: Me krenari mbështesim rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhshme prosperuese

Aktuale

Ambasada amerikane: Me krenari mbështesim rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhshme prosperuese

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 14:23
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ka thënë se me krenari mbështesin rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhme demokratike e prosperuese.

Në një postim në Facebook, Ambasada amerikane ka publikuar fotografi nga shënimi i 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku e pranishme ishte edhe e ngarkuara me punë Anu Prattipati.

Postimi i plotë

“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua liderëve kosovarë për të shënuar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ambasada e SHBA-së ka mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje sovrane, demokratike, multietnike dhe prosperuese”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat