Në përpjekje për të shmangur vëmendjen nga revolta popullore kundër regjimit, Serbia ka filluar një fushatë propagandistike, duke tentuar të lidhë trazirat e brendshme me qeverinë e Kosovës.
Një skenë e turpshme u pa së fundmi kur flamuri serb u ngrit për vetëm disa sekonda, për t’u hedhur më pas si një leckë, ndërsa u deklarua se kjo ishte “përgjigja ndaj politikës së Albin Kurtit”.
Pas kësaj, ka reaguar Haxhi Avdyli, duke thënë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, ka mbetur në qosh nga rezistenca e popullit të saj kunder korrupsionit të tyre.
“Unë e di që Albin Kurti, është i fortë, por nuk di që është kaq i fortë sa me ua shti flakën këtyre brenda”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Kjo ZIBIDIJA e Serbisë, e mbetur në qosh, nga rezistenca e popullit të saj kunder korrupsionit të tyre, e ngrit 3 sekonda flamurin e saj, e pastaj e gjuan si një leckë, duke deklaruar që kjo është përgjigja për politikën e Kurtit dhe kurrë sdo ia japim askujt.
Për kënd e kishte fjalen, per atë leckë që e hodhi në shportë.
Dështimet e tyre si shtet po mundohen tia veshin Albin Kurtit.
Kryengritjen e qytetarëve kundër autokracisë, e kleptokracisë, po duan ta projektojnë si dorë e një armiku të jashtëm.
Sa të mjerë, sa të vegjël!
Unë e di që Albin Kurti, është i fortë, por nuk di që është kaq i fortë sa me ua shti flakën këtyre brenda.
Albin Kurti, si duket shumë kujt po i bëhet kancer.
Ti lëmë në çmendinën e tyre...