Halil Geci me paralajmërim të fortë për opozitën: Nëse provoni ta ‘rrëzoni’ Kurtin, do ta bëni të pavdekshëm në…!

Aktuale

Halil Geci me paralajmërim të fortë për opozitën: Nëse provoni ta ‘rrëzoni’ Kurtin, do ta bëni të pavdekshëm në…!

Nga: A.M. Më: 7 mars 2025 Në ora: 22:05
Halil Geci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se “nëse Kurti dështon, jemi të gatshëm ta formojmë qeverinë”.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Halil Geci, i cili përmes një postimi në Facebook kujtoi kohën kur opozita u bë bashkë dhe rrëzoi Kurtin nga pushteti.

E për këtë tha se nëse dëshriojnë ta rrëzojnë sërish Kurtin, ata vetëm sa do ta forcojnë figurën e tij.

“Le ta provojnë sërish tani, nëse duan, ta rrëzojnë Kurtin – por le të shohin se ku do ta ngrisin zërin. Sepse çdo përpjekje e tyre vetëm sa do ta forcojë edhe më shumë figurën e tij. Nëse e provojnë, atëherë do ta vulosin vetë faktin që emri i Albin Kurtit do të mbetet i pavdekshëm në zemrat e dardanëve dhe në historinë e re të Kosovës si një lider i palëkundur”, shkroi Geci, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

“Ndihmoni shumicës të formojë qeverinë, nëse doni të jeni pjesë e parlamentit të Dardanisë”

“Koha i rrëzoi kundërshtarët, historia do t’i gjykojë tradhtarët”

Pesë vite më parë, opozitarët u bashkuan për ta rrëzuar Kurtin, por në vend që të fitonin diçka, vetëm sa e dëmtuan veten. Edhe pse patën mbështetjen e qarqeve të caktuara, ata nuk ia dolën të rrëzonin Kurtin – përkundrazi, rrëzuan veten. Dhe as sot, e as për një kohë të gjatë, nuk do të mund të ngrihen më në këmbë.

Le ta provojnë sërish tani, nëse duan, ta rrëzojnë Kurtin – por le të shohin se ku do ta ngrisin zërin. Sepse çdo përpjekje e tyre vetëm sa do ta forcojë edhe më shumë figurën e tij. Nëse e provojnë, atëherë do ta vulosin vetë faktin që emri i Albin Kurtit do të mbetet i pavdekshëm në zemrat e dardanëve dhe në historinë e re të Kosovës si një lider i palëkundur.

Ndërkaq, ata që dikur edhe sot presin nga Beogradi dhe Lista Serbe për t’u ndihmuar në formimin e qeverisë, janë ende aktivë dhe vazhdojnë të mbajnë shpresat te Beogradi. Nëse duan që vula e tradhtisë t’i ndjekë ata dhe familjet e tyre brez pas brezi, le të vazhdojnë në atë rrugë.

Por le ta dinë një gjë: damka e tradhtisë do t’i ndjekë gjithmonë. Historia e Kosovës do t’i regjistrojë si tradhtarë, dhe ky gjykim nuk do të shuhet kurrë, për aq kohë sa mbi këtë tokë do të ketë shqiptarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat