Përfundon e qetë protesta në veri, Policia hedh poshtë pretendimet se të rinjtë serbë u keqtrajtuan nga Policia

Aktuale

Përfundon e qetë protesta në veri, Policia hedh poshtë pretendimet se të rinjtë serbë u keqtrajtuan nga Policia

Më: 8 mars 2025 Në ora: 13:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka përfunduar e qetë dhe pa incidente protesta e sotme në veri.

Kështu ka thënë për telegrafin shefi i operativës rajonale për Mitrovicën Veriore, Petrit Fejza.

“Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente”, ka thënë Fejza.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e protestuesve serb se të rinjtë që janë arrestuar para dy ditëve, u keqtrajtuan nga Policia e Kosovës.

Fejza ka thënë se pas intervistimit, ata janë liruar.

“Policia i ka gjetur dhe sjellë në stacion. Pas arrestimit, janë intervistuar e më pas janë liruar. Kamera ka në çdo vend, nuk ka ndodhur asgjë e tillë. Ata nuk janë keqtrajtuar”, ka thënë ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat