Haradinaj: Historia ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë

Aktuale

Haradinaj: Historia ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë

Më: 8 mars 2025 Në ora: 14:35
Ramush Haradinaj

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 8 Marsin, Ditën e Gruas.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se historia ka treguar që gruaja shqiptare qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë, duke qëndruar e palëkundur përballë sfidave të kohërave.

“Historia jonë ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë, duke qëndruar e palëkundur përballë sfidave të kohërave.

Përparimi i pozitës së gruas në shoqërinë tonë është një arritje e rëndësishme, por ende mbetet punë për të bërë. Është përgjegjësi e përbashkët që të angazhohemi për një shoqëri ku gratë gëzojnë barazi të plotë dhe mundësi të drejta. Urime 8 Marsin”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat