Ambasadori dhe ish-Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tony P. Hall, i ka shprehur ngushëllimet e tij ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas ndarjes nga jeta të babait të tij.
Në një mesazh, Ambasadori Hall e ka cilësuar babain e Thaçit si një njeri të nderuar dhe patriot.
Ai ka kujtuar vizitën e tij në shtëpinë e familjes Thaçi në Kosovë disa muaj më parë, ku pati mundësinë të njihte nga afër përkushtimin dhe dashurinë e tij për familjen.
“Ji i fortë dhe trim – mos u dekurajo. Zoti, Perëndia yt, do të jetë me ty kudo që të shkosh”, ka shkruar Hall në mesazhin e tij.
Ndërkohë, ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, pasi Gjykata Speciale nuk e ka lejuar të udhëtojë drejt Kosovës.
Haxhi Thaçi u varros të martën në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.
Ai ishte 85-vjeç.