“Ta rikthejmë LDK-në në Llap”/ Agim Veliu: Humbjet e LDK-së në Podujevë, bartësit e përgjegjësisë kanë emra dhe adresë

Aktuale

“Ta rikthejmë LDK-në në Llap”/ Agim Veliu: Humbjet e LDK-së në Podujevë, bartësit e përgjegjësisë kanë emra dhe adresë

Nga: A.SH Më: 19 mars 2025 Në ora: 19:27
Agim Veliu

Sot shënohet 35 vjetori i LDK në Llap.

Këtë ditë e vlerëson Ish kryetari i LDK në Podujevë, Agim Veliu.

Ai thotë se në këtë ditë duhet të “nderojmë të gjithë ata që ishin dhe janë pjesë e kësaj historie të lavdishme. Ata që sakrifikuan dhe qëndruan të palëkundur në mbrojtje të ideve dhe vlerave të LDK-së, që e bën Llapin për 30 vjet bastion të pathyeshëm të subjektit me trashëgiminë politike rugoviane”.

Por, ky përvjetor nuk e gjen më LDK-në në Llap si bastion të saj, por “e gjen të lënduar dhe buzë rrënimit, e gjen si një humbëse përballë rivalëve që deri dje e admironin LDK-në si subjektin më të fortë dhe më të organizuar politik”.

“Humbjet e LDK-së në Podujevë nuk meritojnë një analizë të thellë, sepse bartësit e përgjegjësisë kanë emra dhe adresë”, shkruan ndër tjera Veliu.

Shkrimi i plotë:

35 vjet LDK në Llap, momenti i fundit për reflektim

Sot, kur shënojmë 35-vjetorin e krijimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, është momenti të kujtojmë lindjen e partisë më të madhe në vend që erdhi në një periudhë të vështirë historike si një zë shprese për çlirimin e Kosovës nga shtypja shekullore.

Është ky një moment nderimi dhe falënderimi për themeluesin e LDK-së, atin themeltar të shtetit të Kosovës, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë ata që përmes punës, angazhimit dhe sakrificës së pafund, kontribuuan në ngritjen dhe forcimin e LDK-së.

Ky 35-vjetor është një testament i guximit dhe qëndrueshmërisë, që e karakterizuan gjithmonë LDK-në në Podujevë. Kujtojmë sot ata që kontribuuan si udhëheqës të vërtetë të kësaj dege, duke ruajtur vlerat e një partie që ishte simbol i unitetit dhe avancimit të vlerave nacionale dhe zhvillimit.

Në këtë ditë të shënuar, nderojmë të gjithë ata që ishin dhe janë pjesë e kësaj historie të lavdishme. Ata që sakrifikuan dhe qëndruan të palëkundur në mbrojtje të ideve dhe vlerave të LDK-së, që e bën Llapin për 30 vjet bastion të pathyeshëm të subjektit me trashëgiminë politike rugoviane.

Fatkeqësisht, ky 35-vjetor i themelimit të saj, LDK-në nuk e gjen më në Llap, si në bastionin e saj. E gjen të lënduar dhe buzë rrënimit, e gjen si një humbëse përballë rivalëve që deri dje e admironin LDK-në si subjektin më të fortë dhe më të organizuar politik.

Përvjetori i themelimit të LDK-së nuk do të duhej të jetë moment i përkujtimit të bëmave të atyre që punuan të jetë përvjetor i rrënimit. Ky përvjetor duhet të jetë i reflektimit.

Humbjet e LDK-së në Podujevë nuk meritojnë një analizë të thellë, sepse bartësit e përgjegjësisë kanë emra dhe adresë.

dëmit të krijuar, LDK-ja në Llap ende ka strukturat dhe anëtarësinë e saj tradicionale. Prandaj, në këtë moment, është thelbësore që LDK-ja të rishikojë komunikimin e bashkëpunimin dhe t’i përforcojë lidhjet me elektoratin e saj besnik dhe qytetarët e Llapit.

Bashkërisht duhet të gjejmë një mundësi për një ringjallje të brendshme, për të përmirësuar strukturat dhe për t’u angazhuar më fort për të sjellë ndryshimin e dëshiruar. Me një angazhim të ri dhe një vizion të qartë, LDK-ja mund të kthehet sërish në forcën më të fuqishme, në bastionin e saj në Llap.

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat