Berisha: Marrëveshja trepalëshe sfidon çdo rrezik që kërcënon sigurinë në Evropën Juglindore

Aktuale

Berisha: Marrëveshja trepalëshe sfidon çdo rrezik që kërcënon sigurinë në Evropën Juglindore

Më: 20 mars 2025 Në ora: 06:25
Hisen Berisha

Njohësi i çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë dhe ish-deputeti Hisen Berisha, ka thënë se aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, do të sfidojë çdo rrezik që kërcënon Evropën Juglindore.

Ai duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje, ka thënë se duhet të zgjerohet edhe me shtetet tjera si Bullgaria e Mali i Zi.

Berisha, duke folur për reagimet e Serbisë ndaj kësaj marrëveshje ka thënë se ky nuk është pakt kundër Serbisë, por një marrëveshje që cenon çdo kërcënim në rajon dhe më gjerë.

“Do të sfidojë çdo rrezik që cenon sigurinë në rajon, nisma e Kroacisë lidhet me Evropën Juglindore. Nuk është pakt ushtarak është marrëveshje trepalëshe për bashkëpunim mes shteteve. Kjo u mundu nga Serbia më thënë se po bëjnë një pakt ushtarak kundër Serbisë, jo. Është një pak ushtarak për forcim të mbrojtjes, arkitekturës  së mbrojtës në Evropën Juglindore ndaj çdo rreziku që sfidon sigurinë e rajonit. Tash nëse Serbia e sheh vetën rrezik për rajonin atëherë duhet ta shqyrtojë pozicionin e vet, sepse pretendimet e saj për të qenë hegjemon ushtarak në rajon do t’i shkojnë huq”, ka thënë Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat