Presidentja Osmani pas takimit me presidentin e Letonisë : Diskutuam për bashkëpunimin për kapacitete mbrojtëse

Aktuale

Presidentja Osmani pas takimit me presidentin e Letonisë : Diskutuam për bashkëpunimin për kapacitete mbrojtëse

Më: 20 mars 2025 Në ora: 15:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics,

tha se diskutua mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në kapacitete mbrojtëse, duek shtuar se shteti i Kosovës mbetet një partner në sigurinë globale.

Vizita është një dëshmi e marrëdhënieve të ngushta që janë ndërtuara mbi vlera demokratike. Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës që ka përkrah fuqizimin e shtetësisë sonë. Kosova ka nevojë për kampion sikurse ju. E ardhmja e Kosovës në BE mbetet paraprakisht për një Evrope të lirë. Në Kosovë gjeni nivelin më të lartë të besueshmërisë të qytetarëve ndaj BE-së.

Është koha që me prioritet të largohen masat e padrejta që BE-ja i ka ndaj Kosovë. Diskutuam edhe mundësitë për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme në kapacitete mbrojtëse. Shteti i Kosovës mbetet një partner në sigurinë globale. Është me rëndësi që të ketë përgjegjësinë për Serbinë si për sulmet në veri dhe sulmin ndaj KFOR-it, sepse mungesa e përgjegjësisë po e shtyn Serbinë në këtë”, tha presidentja Osmani në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat